Dashuria është në ajër… por ç’do të thotë kjo për Greg Heflin? Një mbrëmje vallëzimi në shkollë ditën e Shën Valentinit ia ka kthyer botën përmbys. Ndërsa Gregu heq keq për të gjetur një partnere, e bren meraku se mos mbetet jashtë në të ftohtë natën e madhe. Edhe shoku i tij më i ngushtë, Rouli, nuk ka më shumë shpresa, por ky është një ngushëllim i vogël. Një kthesë e papritur i jep Gregut një partnere për të kërcyer dhe e lë jashtë Roulin. Por plot gjëra mund të ngjasin brenda një nate dhe, në fund, nuk ke nga ta dish asnjëherë se kush do të jetë me fat në dashuri.
Autor | Jeff Kinney |
---|---|
Botues | IDEART |
Dimensionet | 20,5 × 14,0 × 1,8 cm |
ISBN | 978-9928-272-19-5 |
Gjuha | SQ / AL |
Numri i faqeve | 218 |
Data e publikimit | 2018 |
Përkthyer | Artan Miraka |
Pesha | 0,244 kg |