Dërgesa Falas për të gjitha porositë mbi 75.00 €*

Online Shop eblejta.de është njëra prej produkteve të kompanisë purpelspin E regjistruar ne Gjermani. Përmes këtij Online Shop-i ne synojmë që të gjithë të interesuarve të ju ofrojmë artikuj me rëndësi e të cilat gjenden me vështirësi ne tregun e Bashkimit Evropian. Që mërgata shqiptare të këtë qasje më të lehtë në këta artikuj, ky shop ofrohet në 3 gjuhë (Shqip, Gjermanisht dhe Anglisht) si dhe mundësi përdorimi në të gjitha platformat teknologjike.
Ekipi i eblejta.de përbëhet prej profesionisteve të teknologjisë informative dhe eksperteve me eksperience shumë vjeçare në shitjet online. Kjo garanton që të gjithë blerësit të ndihen komod dhe të sigurt në blerjet e tyre.

“Lexo SHQIP! Ruaj IDENTITETIN!”

Do fillojmë me këtë moto qe te vazhdojmë me artikujt e radhës.

E veçanta e kësaj faqeje është se ju sjell librat më atraktiv dhe më të mirë për fëmijët tuaj dhe grup moshave tjera në gjuhën e lashtë shqipe dhe atë deri në shtëpinë tuaj duke ju kursyer kohen tuaj!

Qëllimi dhe misioni jone,por besojme edhe i juaj është që përmes kësaj të ndikojmë të fëmijet, nipërit dhe mbesat tona jashtë trojeve Shqipëtare që të jenë krenar me të qenurit SHQIPETARË dhe të promovojmë vlerat tona kombetare kudo që janë.

Kjo faqe synon ruajtjen e identitetit dhe traditës sonë të shkëlqyeshme përmes leximit dhe shkrimit SHQIP e cila duhet të jetë obligim për çdo prind shqipetarë kudo që ndodhet.

Përveç autoreve shqiptarë, mund të gjeni edhe përkthime të veprave më të lexueshme të autorëve të huaj (ose të autorëve eminent boterore).

ABONOHU

Abonohu në buletin dhe siguro përparësitë