Mopasani dehej nga vera e jetës. Ai ndjente brenda tij një dashuri kafshërore dhe e thellë, mëshirëplotë dhe e shenjtë për gjithçka që jetonte, që rritej, për gjithçka që ishte një krijesë në sytë e të gjallëve. Dashuria dhe çmenduria kishin qenë temat kryesore të jetës së tij. U varros pa arkivol në varrezat e Monparnasit. Kishte shprehur dëshirën që të varrosej rrafsh në atë tokë që e kishte ushqyer; ajo iu plotësua. Ndërmjet atyre që nderonin për herë të fundit eshtrat e tij, ishin edhe dy gra që ai i kishte dashur: Hermina dhe Klemi. Ato u larguan, të heshtura dhe të kapura dorë për dore.
Autor | Stephen Coulter |
---|---|
Botues | IDEART |
Dimensionet | 21,0 × 13,0 × 2,3 cm |
ISBN | 978-99927-919-6-9 |
Gjuha | SQ / AL |
Numri i faqeve | 392 |
Data e publikimit | 2004 |
Përkthyer | Sonila Meksi |
Pesha | 0,387 kg |