Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë. Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur Salvatore Xhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të. Fillon kështu historia e Siçilianit, një njeri që ka në gjak dhunën dhe hakmarrjen, i cili ka guxuar të sfidojë qeverinë e Romës dhe vetë Cosa Nostra-n në emër të drejtësisë dhe lirisë së bashkëvendasve të tij. Veprimet e Xhulianos kanë prekur interesa shumë të thella, nxjerr në shesh aleanca të fuqishme që s’mund të përfliten, thyer pakte të vulosura me gjak e të shkruara në ‘kodin e nderit’. Për mafian dhe për ata që nëpërmjet saj kontrollojnë dhe shfrytëzojnë Siçilinë, kjo është shumë: Don Kryqi, ‘kryetari i kryetarëve’ ka vendosur dënimin me vdekje për Xhulianon. A do të mund Majkëll Korleone të shpëtojë Siçilianin? Tashmë fati i Majkëll Korleones është i lidhur ngushtë me legjendën e rrezikshme të Xhulianos: luftëtarit, dashuruesit dhe Siçilianit të fundit.
Autor | Mario Puzzo |
---|---|
Botues | IDEART |
Dimensionet | 21,0 × 14,0 × 2,2 cm |
ISBN | 978-99943-788-9-9 |
Gjuha | SQ / AL |
Numri i faqeve | 360 |
Data e publikimit | 2005 |
Përkthyer | Astrit Telegrafi |
Pesha | 0,381 kg |