René Dekarti kishte një jetë fare të shkurtër pune; vepra që shkroi ishte e vogël në vëllim. E megjithatë, kontributet që kjo vepër solli në zhvillimin e filozofisë dhe shkencës shfaqen të ndjeshme deri edhe në ditët tona. Ka fort të ngjarë që emri i tij është bërë i njohur falë famës që njohu shprehja e tij “Cogito, ergo sum”. Përmes gërshetimit të “intuitës” dhe “deduksionit” Descartes-i arriti të shohë te parimi i “cogito”-s ekzistencën e botës materiale. Sakaq, Dekarti nuk kërkoi ta veçonte apo ta shmangte asnjëherë metafizikën prej punës së tij shkencore, punë e cila përfshinte në vetvete një varg hulumtimesh të rëndësishme në domenet e natyrës, matematikës, psikologjisë dhe optikës.
Në këtë libër, Tom Sorell tregon se si Dekarti ish para së gjithash një përvijues dhe lëvrues i një qasjeje të re ndaj matematikës në domenin e natyrës, dhe se si për të mbështetur programin e tij në lëmin e shkencës, Dekartit iu desh të lëvronte një vizion metafizik tërësisht origjinal.
Autor | Tom Sorell |
---|---|
Dimensionet | 20,6 × 13,5 × 1,1 cm |
ISBN | 978-99956-29-30-4 |
Gjuha | SQ / AL |
Numri i faqeve | 160 |
Data e publikimit | 2009 |
Përkthyer | Shpëtim Doda |
Pesha | 0,202 kg |